Ballina Sport Odriozola afër Real Madridit (VIDEO)

Odriozola afër Real Madridit (VIDEO)

Mbrojtësi spanjoll, Alvaro Odriozola, është afër që të transferohet te kampionët e Evropës, Real Madrid, raporton mediumi AS.

22 vjeçari i Real Sociedad-it do të kalojë në “Santiago Bernabeu” për një shumë në vlerë 40 milionë euro, ndonëse struktura e pagesës ende pritet që të përcaktohet.

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui, i cili tashmë është bërë kryetrajner i mbretërve, ia kishte ofruar mundësinë Odriozola-s që të debutojë me njëherë kampionin e botës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews