Ballina Bota Përleshje mes bandave shqiptare dhe marokene në një burg në Itali

Përleshje mes bandave shqiptare dhe marokene në një burg në Itali

Një përleshje me armë ka ndodhur mes bandave shqiptare dhe marokene në një burg në Rimini të Italisë.

Nga kjo përleshje janë lënduar dy gardianë të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Edhe mes të burgosurve pati të plagosur të cilët u mbajtën në spitalin e burgut, shkruan Top Channel.

Mediat italiane bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur në burgun Casetti, ku kanë qenë dy banda që janë përleshur mes tyre, por nuk dihen ende motivet, pasi sherri ka ndodhur pas meshës në orët e pasdites të së dielës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews