Ballina Sport Shkrimtari Coelho mbështet Özil-in: T’i çdo herë do të jesh triumfues

Shkrimtari Coelho mbështet Özil-in: T’i çdo herë do të jesh triumfues

Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho ka dërguar mesazh mbështës për futbollistin me origjinë turke, i cili braktisi kombëtaren e Gjermanisë për shkak të sulmeve raciste dhe presionit pas dështimit të Gjermanisë në Botërorin “Rusi 2018”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkrimtari brazilian Coelho në Twitter ka shkruar se ia vlenë të lexohet letra e hapur të cilën Özil e bëri publike për opinionin të dielën, ku kishte potencuar se përderisa kanë korrur fitore është llogaritur gjerman, ndërsa sapo përfaqësuesja filloi të humbasë, u bë emigrant.

“Özil, t’i çdo herë do të jesh triumfues, pavarësisht se çfarë ata kanë thënë atëherë dhe tani”, ka thënë Coelho.

Özil u gjet në shënjestër të mediave gjermane në maj, kur në Londër u takua dhe u fotografua me presidentin e Turqisë, Recep Taiyyp Erdoğan. Në takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe lojtari i përfaqësueses gjermane me origjinë turke Ilkay Gundogan dhe lojtari i kombëtares turke Cenk Tosun.

Sulmet raciste ndaj futbollistëve Özil dhe Gundogan u shfaqën shkurtimisht gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, dhe më pas përsëri shpërthyen, ndërsa Özil është fajësuar më tej si një nga fajtorët kryesorë për dështimin e Gjermanisë në Botëror.

@tn.lajmelokale
@tetovanews