Ballina Bota Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 10 të vdekur në ishullin turistik

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, 10 të vdekur në ishullin turistik

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 10 vetë, njoftoi BBC të dielën.

Lëkundja me magnitudë 6.4 goditi ishullin kryesor indonezian Lombok para orës lokale 7:00 ose 00.00 GMT të dielën.Ishulli tërheq turistë nga e gjithë bota dhe ndodhet rreth 40 km në lindje të Balit.

Shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe rreth 40 njerëz janë plagosur, thanë zyrtarët. Numri i tyre pritet të rritet.

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km në verilindje të qytetit Mataram, në veri të ishullit Lombok. Ai u pasua nga 60 tërmete më të vegjël, më i madhi prej të cilëve e pati magnitudën 5.7 ballë.

Pamjet tregojnë ndërtesa të shembura dhe rrugë të bllokuara nga rrënojat.