Autoritetet greke kane identifikuar 61 nga 81 viktimat qe shkaktuan zjarret ne periferi të Athinës. Deri të shtunën pritet të përfundojë procesi për të gjitha viktimat, te cilat po i nënshtrohen edhe analizave të ADN për të shmangur ngatërrimin e trupave.
Pamjet me dron tregojnë gjithë zonën e rrënuar. Mbi 6 mijë prona janë dëmtuar, ndërsa mbi 1 mijë shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar. Gazetari ynë në Athinë, Artur Bibe dhe operatori Ilia Poçi sjellin detajet./Tch/