Ballina Bota Treni në Turqi del nga shinat, 24 të vdekur

Treni në Turqi del nga shinat, 24 të vdekur

Ka shkuar në 24 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.
Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.

@tn.lajmelokale
@tetovanews