Ballina Aktualitet Kosovë U shantazhua me 10 mijë euro për një video intime

U shantazhua me 10 mijë euro për një video intime

Të martën në Prishtinë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se e kishin kërcënuar një person me publikimin e një video intime, duke ia kërkuar 10 mijë euro.

Muajin e kaluar ai e kishte raportuar në polici rastin, ndërkaq pas hetimeve, njësitet policore i kanë identifikuar të dyshuarit të cilët janë arrestuar dhe intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews