Ballina Aktualitet Kosovë Video e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim...

Video e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës, “Rroftë Kosova”

Me rastin e festës së 4 korrrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.Në video dëgjohet ish Presidenti Ibrahm Rugova teksa u uron mirëseardhje delegacionin amerikan në Prishtinë ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikan, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur …. DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe 4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.
Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews