Ballina Sport ZYRTARE: Chelsea prezanton portierin e ri

ZYRTARE: Chelsea prezanton portierin e ri

Chelsea ka prezantuar transferimin e portierit, Rob Green.

Ai u bë blerja e dytë e trajnerit të ri, Maurizio Sarri, pas blerjes së mesfushorit Jorginho, nga skuadra e Napolit.Rob Green ka ardhur si portier i tretë për ta mbuluar Thibaut Courtois dhe Willy Caballeron.

“Ka qenë një 24-orësh intensiv. Mendoja për karrierën time dhe ku të vazhdojë të luajë dhe pastaj mora një telefonatë si kjo, e cila ishte një bisedë e shkurtë”, tha 38-vjeçari.

“Ka qenë një kohë dramatike për mua dhe mezi por pres që t’ia fillojë. Jam shumë i lumtur dhe është një nder për mua që gjendem këtu”, u shpreh ai

@tn.lajmelokale
@tetovanews