Ballina Bota Erdogan nuk ndalet: Turqia do ”bojkotojë” pajisjet elektronike të SHBA (s’ka më...

Erdogan nuk ndalet: Turqia do ”bojkotojë” pajisjet elektronike të SHBA (s’ka më iphone për turqit)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot vendi i tij do të ”bojkotonte” pajisjet elektronike amerikane, ndërsa marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit janë mjaft të tensionuara javët e fundit.

Gjatë një fjalimi në Ankara presidenti Erdogan u shpreh se do të vihej në zbatim një bojkot kundër produkteve elektronike amerikane.

“Sot Turqia ka një nga sistemet bankare më solide në botë në të gjitha aspektet. Turqia do te bojkotoje prodhimet elektronike amerikane”- tha ai.

Mediat e huaja raportojne se Erdogan ka theksuar se Turqia do të bojkotojë prodhimet elektronike nga SHBA, e cila ka imponuar sanksione dhe ka rritur tarifat kundër Ankarasë në një mosmarrëveshje rreth ndalimit të një pastori ungjillor amerikan.

Presidenti turk tha se ai po merrte masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, pas situates me te fundit qe po ndodh me monedhen vendase, perkeqesuar pas mosmarrëveshjes me Uashingtonin, por ishte e rëndësishme të mbante një qëndrim të fortë politik. “Kalimi në monedhë të huaj do të nënkuptonte ti jepesh armikut”, shtoi Erdoğan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të SHBA,” tha ai. “Nëse ata kanë iPhone, pala tjetër ka Samsung. Në vendin tonë ka Venus, Vestel [markat e smartfonëve turq]. ”

Në një fjalim sfidues, Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se ata që zhvilluan “luftë ekonomike” kundër Turqisë do të paguajnë një çmim. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews