Frikën për trazira në veri të Kosovës, në skadim të afatit që kishte Pishtina zyrtare për hartimin e statutit të Asocacionit të Komunave Serbe, e ka larguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Në përfundim të mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, kreu i shtetit serb u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë nismë.“Në ditët e fundit kemi pasur tentativa nga fuqi të ndryshme dhe kriminelë në Beograd e Prishtinë për akte kriminale. Ju na akuzoni se kemi rënë dakord me Prishtinën për të vrarë serbët e për të përmbushur qëllimet e tyre politike. U kërkoj serbëve të mos bëjnë asnjë veprim, të qëndrojnë”.
Presidenti Vuçiç akuzoi gjithashtu edhe priftin serb të Manastirit të Deçanit Sava Janjiç, se është kthyer në një shërbyes të Kosovës. Akuza ndaj priftit lëshoi edhe shefi për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç, i cili tha se ai është një gënjeshtar që punon për agjencitë e huaja.
Më herët presidenti Vuçiç iu drejtua me një letër të hapur serbëve në Mitrovicë, duke u bërë thirrje për qetësi. /Tv Klan./