Tribunali i Hagës, njoftoi përfshirjen e Ratko Mlladiç në programin e mëngjesit në një televizion serb.
Sipas BBC, Haga tani ka nisur një hetim se si ka ndodhur ky rast.
“Të burgosurit nuk kanë të drejtë të flasin në media pa lejen e gjykatës. Kjo është një shkelje e Rregullores së Paraburgimit “, tha zëdhënësja Mekanizmi Helena Egelston për BBC.
Ratko Mlladiç përshëndeti të ftuarit në studio, dhe sidomos kryetarin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelj dhe Rusinë.
Mlladiç gjithashtu përshëndeti të ftuarin e tretë të programit në mëngjes në televizionin Hepi, zëvendësin e Dumës Shtetërore të Rusisë, Pavel Dorohin, në rusisht.
“Një përshëndetje speciale për Rusinë. Përshëndetni Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Pardon, Federatën Ruse. Përshëndetje për Pavelin dhe le ta hapë sytë se çfarë dëshiron kjo NATO, që po i afrohet shumë Rusisë.”tha Mlladiç.
Ratko Mladić direktno iz Haga pic.twitter.com/fHkuZX69c7
— Drustvene mreze (@drustvenidrug) November 16, 2018