Ballina Bota Pavarësia, Donald Trump uron shqiptarët: Shqipëria një aleate e vyer e SHBA,...

Pavarësia, Donald Trump uron shqiptarët: Shqipëria një aleate e vyer e SHBA, jemi krenarë që kemi forcuar marrëdhëniet

Presidenti amerikan Donald Trump ka përcjellë një mesazh për shqiptarët me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Në mesazhin dërguar presidentit Ilir Meta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndër të tjera thekson:

“Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku.

Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale”, shkruan Trump. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews