Ballina Bota Rohani thirrje myslimanëve: Të bashkohemi kundër SHBA-së

Rohani thirrje myslimanëve: Të bashkohemi kundër SHBA-së

Presidenti iranian, Hassan Rohani u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën që të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara.

“Dorëzimi ndaj Perëndimit, që kryesohet nga Amerika do të ishte tradhti ndaj fesë tonë”, tha Rohani në një konferencë në Teheran, ku e quajti Izraelin “tumor kanceroz” të krijuar nga shtetet Perëndimore, për të shtyrë përpara interesat e tyre në Lindjen e Mesme.

Duke folur para Konferencës për Unitet Islamik, Rohani tha se qeveritë myslimane “kanë zgjedhje, ose t’u shtrojnë tepih të kuq kriminelëve, ose me forcë të qëndrojnë kundër padrejtësisë dhe të kenë besim në Profetin tonë, në Kuranin tonë dhe në islami tonë”.

Presidenti iranian po ashtu duket se bëri një referencë ndaj Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera myslimane që kanë lidhje të ngushta me Uashingtonin. Rohani i siguroi sauditët se ata janë “vëllezër” dhe nuk duhet të frikësohen.

“Ne jemi të gatshëm të mbrojnë popullin saudit kundër terrorizmit, agresionit dhe superfuqive”, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews