Ballina Showbiz Rita Ora arrin majat në top listën botërore me albumin “Phoenix”

Rita Ora arrin majat në top listën botërore me albumin “Phoenix”

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar një ditë më parë për të gjithë adhuruesit e saj, albumin më të ri, “Phoenix”. Ky album, i cili vjen pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lansimit të tregojë interes të madh te fansat e këngëtares.

Aktualisht, “Phoenix” renditet i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.