Ballina Shëndeti Prej 5 vjetësh besonte se ishte ftohur, por humbte lëngun e trurit...

Prej 5 vjetësh besonte se ishte ftohur, por humbte lëngun e trurit nga hunda

Besonte se bëhej fjalë për një ftohje banale, por në fakt kishte humbje të lëngut të trurit. Pas 5 vjetësh Greg Phillpotts ishte i bindur se kishte një formë agresive e të të ftohtit por në realitet zbuloi se shqetësimi i tij ishte më i rëndë. Në çdo moment të ditës, hunda e tij nuk reshte së rrjedhuri: burri besonte se ishte ftohur, se kishte alergji apo grip deri sa zbuloi se ajo që mendonte në fakt ishte lëngu i trurit.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, burri pranoi se mbante gjithmonë një facoletë në hundë deri kur situata u përkeqësua dhe ai nuk arrinte që të flinte më. Kështu që shkoi në spital ku dhe zbuloi diagnozën shokuese. Mjekët e detyruan që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për të ndalur rrjedhjen e lëngut. Mjekët i shpjeguan se bëhet fjalë për lëngun që rrethon trurin dhe që shërben për ta mbrojtur nga goditjet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews