Ballina Sport Siti fiton derbin e Mançesterit, Arsenali zhgënjen sërish (Video)

Siti fiton derbin e Mançesterit, Arsenali zhgënjen sërish (Video)

Qyteti i Manchesterit ngjyroset në blu, pasi në “Etihad Stadium” ishte City i Guardiolës që bëri ligjin dhe mori një fitore 3-1 përballë rivalëve të qytetit, United.

“Qytetarët” e nisën mjaft mirë takimin dhe gjetën golin që në minutën e 12’, kur David Silva përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes së United dhe mposhti portierin De Gea.

https://twitter.com/soccerapy/status/1061662485349089281

Me rezultatin 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa menjëherë sapo filloi 45-minutëshi i dytë, Sergio Aguero shënoi një gol mjaft të bukur, duke dyfishuar shifrat e avantazhit.

Mourinho vendosi të ndryshojë dhe hodhi në fushë sulmuesin belg Romelu Lukaku, i cili në prekjen e parë të topit, fitoi një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Ederson.

Penalltinë e mori përsipër sulmuesi francez Anthony Martial, i cili gjuajti mjaft saktë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke rihapur takimin.

Gjithsesi, kur trajneri Mourinho vendosi të hedhë në fushë dy sulmues si Mata dhe Sanchez, për të tentuar barazimin, ishte sërish City që gjeti edhe golin e tretë, me anë të mesfushorit gjerman Yilkay Gundogan, duke vënë “në kasafortë” fitoren.

Me këtë 3-pikësh skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola rimerr sërish vendin e parë, në kuotën e 32 pikëve, 2 më tepër se Liverpooli ndjekës dhe vijon rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion.

https://twitter.com/PlHadath/status/1061677203602194432

Zhgënjen sërish Arsenali, që nuk shkoi më shumë se rezultati 1-1 ndaj Wolvesit dhe regjistroi barazimin e dytë radhazi, duke humbur njëkohësisht edhe kontaktet me kreun e renditjes.

https://twitter.com/PlHadath/status/1061684302755389445

@tn.lajmelokale
@tetovanews