Ballina Aktualitet Rajoni Eksperti rus alarmon serbët: Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës qëndrojnë...

Eksperti rus alarmon serbët: Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës qëndrojnë amerikanët, kurse hapi i tyre i radhës rrezikon që Serbisë T`I JAP GODITJEN MË TË RËNDË NË HISTORI!

Ju duhet t`i ngritni kapacitetet luftarake të Ushtrisë së Serbisë dhe atë “parasëgjithash duke kthyer në detyrë oficerë me përvojë luftarake, të hequr nga ushtria gjatë reformës, i këshillon serbët eksperti rus, shkruan alo.rs, transmeton Tetova News.

Njëri nga ekspertët më të njohur rusë për ish-Jugosllavinë dhe bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Sllavistikës i Akademisë ruse të Shkencave, Georgij Engelhart, ka folur për pasojat e mundshme për Serbinë pas formimit të ushtrisë së Kosovës dhe ka shprehur shqetësimin e tij,

– Edhe pse formimi i ushtrisë së saj nuk çon drejtpërdrejt në konflikt, megjithatë në mënyrë rapide ngre tensionet në regjion dhe krijon kërcënim të përhershëm për sigurinë e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë fqinje. Është më shumë se e qartë se politika ushtarake e Prishtinës nuk ka vetëm përkrahjen, por është e diktuar nga ana e SHBA-së dhe partnerët e saj në NATO, të cilët përdorin shqiptarët e Kosovës për presion ndaj Beogradit për të firmosur urgjentisht aktin juridik të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe njohjen reciproke të kufijve. Me fjalë të tjera – pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit amë – thotë Engelhart për Alo.rs dhe potencon se Serbia duhet t`i ngrit kapacitetet luftarake të ushtrisë së saj dhe atë “parasëgjithash duke kthyer në detyrë oficerë me përvojë luftarake, të hequr nga ushtria gjatë reformës”./TetovaNews