Gjatë orëve të pasdites në Bihaq, në lagjen Mali Log, ka ndodhur një krim që nuk mbahet mend kur një burrë vrau fëmijët e vet, pastaj dënoi edhe vetveten, transmeton Tetova News sipas medieve të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Zëdhënësja e policisë së kantonit Una-Sana, Snezhana Galiq konfirmoi ngjarjen e rëndë.
– Policia është në vendin e ngjarjes. Ende jemi duke grumbulluar informacione, tha shkurt ajo.
Sipas informatave të para jozyrtare, babai pas vrasjes së fëmijëve ka bërë vetëvrasje duke varur veten. Të gjithë fëmijët ishin të mitur, njëri shkonte në klasë të tretë, kurse dy të tjerët ende nuk shkonin në shkollë, njëri peës vjeç dhe tjetri dy vjeç.
Gjithashtu sipas informacioneve jozyrtare bëhet e ditur se para 20 ditësh vrasësi u braktis nga gruaja.
– Denoncimi erdhi nga pjesëtar i policisë, i cili hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e tmerrshme – deklaroi shefi i MPB-së së kantonit Una-Sana, Mujo Koriçiç, i cili gjithashtu shkoi në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të Dnevni Avaz, autori i krimit monstruoz është 37-vjeçari Admir Soviç, kurse njëri nga miqtë e tij i tha policisë se gjakderdhjen Admiri e kishte paralajmëruar.
Fqinjët konfirmojnë se Soviç merrej me riparimin e makinerive bujqësore dhe se jetonte së bashku me gruan dhe fëmijët në një apartament me qira.
Admiri kishte paralajmëruar edhe gruan se ai do t`i vriste fëmijët nëse ajo e braktiste.