Ballina Bota Riad, femrat me shami në bokse në Formula E (Foto)

Riad, femrat me shami në bokse në Formula E (Foto)

Formula E si një Kalë i Trojës për t’i hapur rrugë një revolucioni kulturor. Është kjo përshtypja që ofron debutimi i Botërorit në Arabinë Saudite. Përshtypja është ajo e një kombi akoma besnik ndaj traditës strikte, siç tregohet edhe reporteret e televizioneve të ndryshme, të veshura me një fustan deri te këmbët dhe vendosjen e shamisë mbi kojë jashtë pistës, por me një vullnet të klasës drejtuese më të re për t’u hapur gradualisht me botën, siç kanë bërë vende të tjera të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara, Katari dhe Bahrejni. Shtete, që kanë modifikuar mbështetjen e tyre kulturore me Perëndimin, duke filluar pikërisht me organizimin e veprimtarive të mëdha sportive.

Moḥammad bin Salmān, princi trashëgimtar dhe njeri i fortë i dinastisë saudite, është arkitekti i këtij revolucioni në gjendje embrionale. Personazh kontrovers dhe pak i dashur nga konservatorët, Bin Salman, ka kërkuar që Formula E të zhvillojë garat e saj në një vend simbolik, Ad-Diriyah, kryeqyteti i vjetër dhe siti i UNESCO-s.

Por mesazhi i një vullneti të vërtetë të hapjes, mbërrin nga koncertet e organizuara në vend. Mes të enjtes dhe të shtunës do të interpretojnë Enrique Iglesias, Black Eyed Peas e David Guetta. Një event pa precedent për të gjithë vendin. Dhe në kulmin e surprizave, vjen edhe gara e së shtunës. Të dielën, në testin kolektiv të Formula E, do të zbresin në pistë 7 vajza. E bujshme për një qeveri, që i ka lejuar gratë nga fundi i qershorit mundësinë për të bërë kursin e patentës për drejtimin e makinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews