Ballina Bota Shpërthimi i vullkanit Etna, mbyllet aeroporti i Catanias

Shpërthimi i vullkanit Etna, mbyllet aeroporti i Catanias

Etna, vullkani më i lartë i Europës, ka nisur sot në mëngjes aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin jug-lindor, duke mbyllur në këtë mënyrë aeroportin e Catanias në Sicili.

Në Etna, pas orës 9, Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë së Catania ka regjistruar rreth 130 lëkundje tërmeti, më i forti me magnitudë 4,njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë.

Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shperthejë disa herë gjatë vitit duke hedhur lavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews