Për ndryshimet e votuara kushtetuese, kryeministri grek Aleksis Cipras ka biseduar dhe e ka uruar kryeministrin e tij Zoran Zaev, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Kryeministri Aleksis Cipras kontaktoi me kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev. Kryeministri e uroi zotin Zaev për përfundimin e suksesshëm të procesit të revizionit të Kushtetutës së IRJM-së, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtojnë nga kabineti i Ciprasit.