Ballina Aktualitet Rajoni Fshati serb me emrin e Vladimir Putinit (VIDEO)

Fshati serb me emrin e Vladimir Putinit (VIDEO)

Banorët e fshatit “Vladimir Putin” në Serbi, nuk i humbasin shpresat se një ditë do të mund të takohen me presidentin rus Putin dhe të ngrenë një dolli së bashku. Ndërkohë çdo gjë është gati në Beograd për vizitën e liderit të Kremlinit.

Gjithçka këtu është bërë me emrin e Presidentit rus, Vladimir Putin. Fshati ku jetojnë serbët në Medvegjë për banorët ka ndërruar emrin. Ndër vite ata presin që t’u vijë mysafir ai që e duan fort. Vladimir Putin në Serbi nuk e ka vetëm emrin e një fshati. Por, disa bare të quajtur Krimea dhe organizata miqësie e biznese. Banorët e Putinovos i thonë mirësevjen tek miqtë.

Malisha Petrushiç, banor i Putinovo: Ne jemi gjithmonë gati me shumë dashur e zemër ta presim atë, por edhe tërë popullin rus e mbajmë në zemër dhe janë të mirëpritur.

“E presim këtu siç e kemi traditë për të gjithë ata që sillen si njerëz këtu. Miku i vetëm i Serbisë është Putin”.

Në Beograd kanë vërshuar flamujt trengjyrësh. Presidenti rus do të vijë pasdite në Serbi në takimin e 14 me homologun serb. Atij do t’i sjellë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse. Presidenti Vuçiç atij do t’i dhuroj një qen sharri nga Kosova, siç e quajnë, racë serbe. Para tij ka arritur shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe është pritur nga homologu, Ivica Daçiç. Putin do të sigurohet nga mijëra policë, qyteti është bllokuar kurse do të shoqërohet nga avionët luftarakë serb.

Në Putinovo, ku Putin megjithatë nuk e ka në plan të shkoj, gjithçka mbanë emrin e tij. Shpresat i kanë se një ditë do të vijë. Përveç ndihmës për rikthimin e Kosovës, megjithatë presin ndihmë në ekonomi.

Nebojsha Arsiç, kryetar i Medvegjës: Krahas gjithë pasurive që kemi këtu në miniera si zingu e mermeri, këtu mikëpritja jonë është pasuria më e madhe dhe kështu besoj do të pritet edhe Putin, nga Rusia për ne mike.

Rusia e vogël e Medvegjës duket se do të ngelet me nostalgji. Por, janë të lumtur që i pari i Rusisë respekton vendin e tyre. Një ditë shpresojnë se do të mund të ngrenë dolli me të e ti thonë “nazdarovije”./abcnews.al