Ballina Bota Jahti merr flakë në det, familja shpëton për mrekulli (Video)

Jahti merr flakë në det, familja shpëton për mrekulli (Video)

Pasagjerët e një jahti u detyruan të hidhen në det, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.

Pesë persona të rritur dhe një fëmijë pesëvjeçar, pjesë e një familjeje u bllokuan në jahtin e tyre luksoz jashtë Rottnest Island, në Australi.

Autoritetet policore, thanë se familja ishte me fat, pasi jo vetëm që i shpëtoi flakëve, por në vendin ku u hodhën në det mund të kishin hasur edhe peshkaqenë.

Zjarri, i ra në dhomën e motorit, shpejt përfshiu jahtin 15 metra të gjatë, duke i bërë të gjithë udhëtarët të hidheshin në Oqeanin Indian.

Pavarësisht se mjeti u shkrumbua plotësisht, të gjithë pasagjerët u shpëtuan pa lëndime falë policisë bregdetare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews