Italia po përballet me një fluks refugjatësh prej kohësh dhe është vënë në qendër të kritikave, pasi qeveria e re nuk i pret më ata.
Ndërsa para shumë vitesh Italia është përballur me emigracionin masiv të shqiptarëve, tashmë afrikanët janë ata që kërkojnë shpresën tek fqinji ynë.
Media italiane lacneës24 interviston sipërmarrësen shqiptare Sonila Alushi, e cila rrëfen se shkoi në Itali për të studiuar, gjë që u bë e mundur falë ndihmës që i ofroi xhaxhai që kishte mbërritur atje me gomone.
“Fillimet i kam pasur shumë të vështira.
Kur mbërrita këtu kam hasur edhe njerëz që nuk na mikpritën.
Për fat të keq ne shqiptarët kemi qenë të sigmatizuar, shumë shpesh të qenit shqiptar lidhej me kriminalitetin.
Atë që kemi jetuar ne, po e përjetojnë afrikanët.
Imazhi i gruas shqiptare ka qenë i lidhur me imoralitetin.
Mesazhi që kam për të rinjtë eshtë që të mos kenë frikë nga diversiteti.
Duhet ta shohin integrimin si një çështje që i përket të gjithëve dhe jo vetëm atyre që vijnë në Itali.
Nuk duhet të kemi frikë nga tjetri”, shprehet ajo.(TemA)