Linja e autobusëve të kompanisë “Durmo Tours”, në relacion Gostivar-Shkup, dhe anasjelltas kryesisht shfrytëzohet nga qytetarë të rinj të Gostivarit, të cilët në Shkup janë të angazhuar me punë, ose si studentë.
Piktori nga Gostivari, Reshat Ahmeti, një pasagjer i rregullt i kësaj kompanie, i cili fatmirësisht sot nuk kishte udhëtuar me këtë autobusë, për gazetën KOHA tregon se për banorët e Gostivarit dhe fshatrave përreth, kjo linjë është më rëndësi pasi e njëjta lëviz direkt nga Gostivari drejt Shkupit.
“Fati i madh sot nuk isha në atë autobusë. Interesi për këtë linjë është i lartë, pasi ajo drejtë Gostivarit, nga Shkupi niset në ora 16:15, vetëm disa çaste pasi administrata e shtetit përfundon me punë. Shpeshherë nuk ka vende të lira në autobusë”, thotë, piktori Ahmeti. Gazeta KOHA merr vesh se në mesin e 13 viktimave dhe të lënduarit janë kryesisht të rinj. (koha.mk)
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Turqia vijon “luftën” me zjarret vdekjeprurëse, mijëra banorë të evakuar
- “Epoka e re – lëvizje urbane”, fillon në Tetovë, Bilall Kasami paraqet 100 trotinetë elektrikë
- Ndodh në Maqedoni, burri 42-vjeçar përdhunon gruan 77-vjeçare
- NJË SHTETAS I MAQEDONISË HUMBI JETËN NË NJË AKSIDENT TRAFIKU NË AUTOSTRADËN NOVI SAD-SUBOTICË NË VOJVODINË
- Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua
@tetovanews
@tn.lajmelokale