Është rritur në 14 numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur duke rënë në humnerë. Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për bilancin e ri të viktimave, ku sipas tij nga 14 të vdekur, 7 prej tyre kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, informon INA.
https://youtu.be/w0jOXbiF1jQ
Sipas lajmeve jozyrtare autobusi që lëvizte nga Shkupi për në Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë të Shkupit ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17.00.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
Nga Prokuroria Themelore Publike kanë informuar se për arsye të zbardhjes së rastit dhe arsyet e fatkeqësisë nga aksidenti që ndodhi në autostradën Shkup –Tetovë, prokurori publik ka kërkuar që vozitësit të autobusit ti merret urina dhe gjaku për kontrolle të mëtutjeshme, gjithashtu të bëhet kontrolli teknik i autobusit se në çfarë gjendje ka qenë para aksidentit. Nga Prokuroria kanë theksuar se gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa ekspertiza dhe largimi i autobusit nga vendi i ngjarjes do të vazhdon gjatë ditës së sotme. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski ka informuar se ekipe të MPB-së dhe prokurori publik kanë qenë në vend ngjarje dhe ekspertiza do të vazhdojë.
“Me vozitësin e autobusit është biseduar, ai për momentin gjendet i shtrirë në spital, nga ajo që është arritur që të bisedohet do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit”, ka theksuar Angelovski. (INA)

- A mund t’i bëjë inteligjenca artificiale më të qasshme kreditë për shtëpi?
- Aftësia e re alarmante e IA-së: dalja nga laboratori i testimit
- Drejtuesit e sigurisë janë paralizuar në vendimmarrje përballë sulmeve kibernetike të mundësuara nga IA-ja
- Gjigantët e teknologjisë po kërkojnë një kornizë të re për raportimin e incidenteve me agjentët e IA-së
- “THE PARK FESTIVAL” RIKTHEHET NË GOSTIVAR: HYRJE FALAS MË 15 GUSHT, NOIZY DHE DHURATA DORA NË SKENË MË 16 GUSHT






https://youtu.be/Li20YSyIL0A
https://youtu.be/gg0QFLtGmDw














