Ballina Kronika Administratorë dhe studentë janë udhëtarët e autobusëve të “Durmo Tours” (FOTO+VIDEO)

Administratorë dhe studentë janë udhëtarët e autobusëve të “Durmo Tours” (FOTO+VIDEO)

Linja e autobusëve të kompanisë “Durmo Tours”, në relacion Gostivar-Shkup, dhe anasjelltas kryesisht shfrytëzohet nga qytetarë të rinj të Gostivarit, të cilët në Shkup janë të angazhuar me punë, ose si studentë.

Piktori nga Gostivari, Reshat Ahmeti, një pasagjer i rregullt i kësaj kompanie, i cili fatmirësisht sot nuk kishte udhëtuar me këtë autobusë, për gazetën KOHA tregon se për banorët e Gostivarit dhe fshatrave përreth, kjo linjë është më rëndësi pasi e njëjta lëviz direkt nga Gostivari drejt Shkupit.

“Fati i madh sot nuk isha në atë autobusë. Interesi për këtë linjë është i lartë, pasi ajo drejtë Gostivarit, nga Shkupi niset në ora 16:15, vetëm disa çaste pasi administrata e shtetit përfundon me punë. Shpeshherë nuk ka vende të lira në autobusë”, thotë, piktori Ahmeti. Gazeta KOHA merr vesh se në mesin e 13 viktimave dhe të lënduarit janë kryesisht të rinj. (koha.mk)

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews