Ballina Bota Arabia Saudite marrëveshje 20 miliardë dollar me Pakistanin (VIDEO+FOTO)

Arabia Saudite marrëveshje 20 miliardë dollar me Pakistanin (VIDEO+FOTO)

Të dielën më 17 shkurt, Pakistani dhe Arabia Saudite nënshkruan një sërë marrëveshjesh investimi me vlerë 20 miliardë dollarë.

Krerët e të dy vendeve raportuan se nënshkruan shtatë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi duke shpresuar se këto marrëveshje do ta mënjanonin Pakistanin nga një krizë e madhe financiare.

Një nga marrëveshjet e nënshkruara është rafineria në Arabinë Saudite e drejtuar nga Aramco në portin pakistanez të Gwadar dhe marrëveshja thuhet se vlerësohet në 10 miliardë dollarë.

Përveç kësaj, Rijadi kishte rënë dakord gjithashtu për të siguruar 6 miliardë dollarë. 3 miliardë dollarë ndihma dhe 3 miliardë dollarë të tjera në pagesa të shtyra për importin e naftës.

Artikulli paraprakMerr fund grupi i rrezikshëm nga Tetova, Shkupi e Kumanova
Artikulli tjetërNjë krijesë misterioze del nga deti, tromaksen njerëzit (VIDEO)