Katërmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë rrugor që ka ndodhur të mërkurën pasdite në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, 10 kilometra nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut.
Aksidenti ka ndodhur nga rrokullisja e autobusit të linjës Shkup-Gostivar.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ftuar në një mbledhje urgjente qeverinë, e cila ka shpallur dy ditë zie në këtë vend.
“Natë e rëndë, e mbushur përplot me dhimbje e dëshpërim. Sonte shteti jonë është në pikëllim. Nuk kam fjalë që mund të ngushëllojnë familjet e bashkëqytetarëve tanë, të cilët humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë komunikacioni”, ka deklaruar Zaev.
Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Klinikës Universitare në Shkup dhe, sipas informacioneve të zyrtarëve, gjendja e së paku pesë personave është ende kritike.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se mjekët po bëjnë gjithçka për t’iu dhënë të të plagosurve ndihmën e nevojshme.
Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Prokurorisë Publike kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizat mbi shkaqet e aksidentit.
Vozitësi i autobusit i ka shpëtuar aksidentit dhe, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje stabile, ndërsa ekipet e hetuesisë kanë zhvilluar bisedë me të, por pa dhënë detaje.
Jozyrtarisht mësohet se shkak për këtë tragjedi mund të ketë qenë plasja e njërës nga gomat e autobusit, pas çka vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në një hendek përgjatë autostradës.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Jennifer Lopez ndez atmosferën në paddock-un e Ferrarit në Arabinë Saudite (VIDEO+FOTO)
- Të gjitha detajet/Aksidenti në aksin Kërçovë-Gostivar, përplasen 3 automjete, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur, shkak shpejtësia e lartë (VIDEO)
- U kap me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali
- Ndahet nga jeta gazetari kosovar dhe ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri
- Njihuni me 32-vjeçaren shqiptare që sfidon shoferët, vozit autobusin në zemër të Cyrihut (VIDEO)
@tetovanews
@tn.lajmelokale