13-vjecarja shqiptare, e cila u raportua e humbur që prej datës 1 shkurt, është gjendur sot në Hertfordshire, Angli. Sipas burimeve nga Policia Angleze, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor.
Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur shkaqet pse u zhduk vajza e re shqiptare.
Ata i kërkuan ndihmë publikut që të ndihmonin të gjenin një grua misterioze, e cila ndihmoi nënën e 13-vjeçares disa momente përpara se adoleshentja të zhdukej. Nga hetimet janë vënë në pranga 5 persona mes tyre edhe një grua.