Nga Alfred Peza
Për ta kuptuar se shqiptarët në këto 30 vjet, ia kanë dalë ta shfrytëzojnë maksimalisht mrekullinë e lirisë, nuk mjafton vetëm që të tregosh shembujt nga sporti e arti.
Mediat italiane raportojnë se sipërmarrësit shqiptarët janë ndër komunitetet e huaja që mbajnë peshën më të madhe ekonomike.
Vetëm në vitin 2017, xhiro e tyre arrin në rreth 4 miliardë euro/ vit, ose mbi 30% e GDP së Shqipërisë.
Vetëm në rikonstruksione dhe instalime, si pjesë e industrisë së ndërtimit, numërohen rreth 20 mijë sipërmarrës me origjinë shqiptare, nga 31 670 aktivitete që janë në total.
Qytetet me më shumë biznese shqiptare janë Firenze dhe Pistoia. 99% e tyre kanë shkuar me skaf duke nisur gjithçka nga zero.
Pas kësaj, eja dhe thuaj se shqiptarët janë dembela po deshët…