Korrespondenti shqiptar në Beograd, Idro Seferi ka zbuluar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i flet shpesh në gjuhën shqipe.
“Shumë shpesh presidenti Vuçiç në konferenca shtypi bashkëvepron me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën, ai pëlqen të përdorë fjalë në gjuhën shqipe dhe më pyet se ‘a është mirë’ dhe unë ia kthej që po”, pohoi Seferi në emisionin ‘Info Magazinë’ në Klan Kosova.
“Vuçiç po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Urosevaç, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën’, thotë Seferi.
Seferi ndau me shikuesit edhe një pyetje që ia ka drejtuar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.