Deputeti dhe nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri tha se të gjitha opsionet janë të hapura në raport me bashkëqeverisjen me BDI. Ai këtë e deklaroi i pyetur nga gazetari i TV21 në “Klik Plus” se a do të prishet koalicioni mes BDI dhe LSDM, përcjellë INA.
“Gjithçka është opsion. Ne në kryesi po diskutojmë këtë situatë të re. Gjitha opsionet janë të hapura”, theksoi Zekiri, në pyetjen se a po ndahet koalicioni. Ai përsëriti qëndrimin se BDI dhe Talat Xhaferi kanë pasur marrëveshje për mos ti marrë mandatin ish-kryeparlamentarit Trajko Veljanovskit. (INA)
https://youtu.be/RcLW2fsw4J8
https://youtu.be/Dy-zmhgzCTw