Ballina Argëtim Mësuesja “kapet” live në orën e mësimit (Video)

Mësuesja “kapet” live në orën e mësimit (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka transmetuar disa video të rubrikës “Hitparade i absurdit”.

Ndër këto absurditete shqiptare, është dhe rasti i një mësueseje kimie që është futur live përmes celularit të saj në rrjetet sociale gjatë orës së mësimit në klasë.

Mësuesja bënte video-selfie por edhe filmonte nxënës të tjerë, teksa po realizonte një eksperiment gjatë orës së mësimit. Në videot e tjera të kësaj rubrike, veçojmë rastin e një makine që është fotografuar duke ecur kundravajtje në autostradë.

Në një video tjetër denoncohet serumi i vendosur me ngjitës në krahun e një të sëmuri. Kurse në Shkodër, një qytetar që ecën me bicikletë po transporton edhe dyshekun në kokë. /tvklan.al

Artikulli paraprakINTERVISTA/ Pasardhësja e Merkel, Kramp-Karrenbauer: Rusia kërkon të destabilizojë Europën
Artikulli tjetërZekiri i LSDM: Të gjitha opsionet e hapura se a do vazhdojë ose jo koalicioni me BDI?