Ballina Bota Hillary Clinton tregon nëse do të kandidojë sërish për presidente të SHBA

Hillary Clinton tregon nëse do të kandidojë sërish për presidente të SHBA

Ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja që sfidoi Donald Trump-it në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, për herë të parë ka hedhur poshtë mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet e 2020-ës.

Clinton ka folur në një intervistë dhënë televizionit amerikan “Newa 12”.

“Nuk do të kandidoj, por do të vazhdoj ta mbroj atë çfarë besoj. Nuk shkoj askund. Ajo që është në lojë në vendin tonë, ajo që po ndodh në këtë moment, më brengos thellë”, ka thënë ish-sekretarja e shtetit të SHBA.

Clinton tashmë është takuar me demokratët të cilët synojnë të hyjnë në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

“Çdonjërit prej tyre u kam thënë të mos e marrin këtë aq lehtë, pavarësisht se kemi një listë të gjatë të problemeve reale dhe premtimeve të cilat nuk janë përmbushur nga kjo administratë, që kërkojnë të theksohen”, ka shpjeguar Clinton.

E pyetur se a mendon të marrë funksione të reja, ajo nuk e përjashtoi në mënyrë të qartë këtë mundësi.

“Mendoj se jo, por dua të jetoj në Nju Jork dhe jam shumë falënderuese që kam pasur mundësi të jem senatore për tetë vjet dhe të punoj me njerëzit nga i gjithë shteti”, ka thënë ish-zonja e parë e SHBA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews