Kosova e ka barazuar 2-2 me Danimarkën 2-1 midis stadiumit “Fadil Vokri”.
Nuk ishte aspak rastësi ajo ecuri prej 10 ndeshjeve pa humbje. Nuk ishte aspak rastësi formë e lart e Kosovës në Ligën e Kombeve, sepse, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kanë ndalur skuadrën e 10 më të mirë në renditjen e FIFA-s, Danimarkën, shkruan Gazeta Express.
Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën duke pranuar gol në minutat shtesë, por kjo nuk e zbeh paraqitjen e djelmoshave tanë, një skuadër që luan si një trup i vetëm, duke mos bërë dallimin në individë.
Age Hareide, tha para ndeshjes se për ta, ky takim miqësor, është si një stërvitje para përballjes me Zvicrën, por ishte e kundërta, ishte stërvitje e mirë për Kosovën, edhe fatkeqësisht pranuam në fund të takimit.
“Dardanët” ishin fantastik nga minuta e parë dhe pas disa tentimeve, e gjetën golin në minutën e 42’, shënoi Amir Rrahmani me kokë një gol të bukur për të dërguar skuadrën e Bernard Challndes në pushim me epërsinë e një goli.
Në pjesën e dytë, Challendes bëri dy ndryshime të menjëhershme, edhe katër të tjera deri në fund – gjashtë në total.
Pjesa e dytë nisi jo mirë për tanët, pasi pranuam gol në minutën e 63’.
Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, ishte ai që shënoi për 1-1 nga pika e bardhë.
Penalltia u shkaktua nga Herolind Shala, por ishte shumë, shumë e dyshimtë, pasi lojtari i Dardanëve rrëshqiti.
Sido që të jetë, Kosova, që ishte fantastike nga minuta e parë, riktheu sërish epërsinë pas vetëm 3 minutave kur pranuan gol.
Pas një aksioni të bukur, Bersant Celina ngriti në këmbë 15 mijë tifozë duke shënuar për 2-1.
Por, në minutat e fundit, në atë të 91’, “Dardanët” pranuan gol, Pierre-Emile Hoejbjerg shënoi për rezultatin 2-2.
https://youtu.be/KTlgSxfnJ3k