Ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve që janë mbajtur sot për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. kandidatja më serioze në mesin e politikanëve me rrënjë shqiptare, Qëndresa Sadriu nga Partia Socialdemokrate, ka arritur kuotën e nevojshme.
Pra, ajo prej sot është deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Me këtë arritje, Qëndresa bëhet e para shqiptare në përgjithësi e zgjedhur në Parlamentin Kantonit të Cyrihut, më të madhit dhe më të rëndësishmit në vend.
Në kantone tjera janë zgjedhur edhe shqiptarë të tjerë, në mesin e të cilave edhe Ylfete Fanaj në Kantonin e Lucernit, në parlamentin e të cilit ajo është shefe e Grupit Parlamentar të SP-së.
Qëndresa është zgjehdur tashmë dy mandate edhe në Asamblenë e komunës Glattbrugg/Opfikon, ku, nga viti i kaluar ka edhe postin e kryesueses së asamblesë.
Qëndresa Sadriu ka qenë edhe njëra ndër kandidatet dhe asambleistet më të reja kur është zgjedhur në postin e asambleistes. Ajo vjen nga Gjilani dhe është në moshën 24 vjeçare.