Ballina Aktualitet Kosovë BE ndez luftën politike në Kosovë: Mund të diskutohet shkëmbimi i territoreve...

BE ndez luftën politike në Kosovë: Mund të diskutohet shkëmbimi i territoreve me Serbinë!

Deklarata e komisionerit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.

Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë.

Deklarata e komisionarit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, për “Washington Post” se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend.

Ka qenë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka reaguar i pari ndaj deklaratave të komisionerit të BE-së, duke thënë se kjo ide vjen pak kohë para takimit të Berlinit. Kjo deklaratë e Hahnit, sipas Haradinajt, është e pashpresë dhe shkatërruese për Kosovën, shkruan “Zëri”.

Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë i pari e ka prezantuar verën e kaluar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por kjo është kundërshtuar ashpër nga subjektet kryesore politike në vend duke shprehur drojën e humbjes së veriut të vendit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews