Ballina Bota Ja si e festoi fitoren kryetari i ri i Izmirit! Njihuni me...

Ja si e festoi fitoren kryetari i ri i Izmirit! Njihuni me Mustafa Tunç Soyer! (VIDEO+FOTO)

I lindur në vitin 1959 në Ankara, Tunç Soyer përfundoi arsimin e tij të mesëm në “Bornova Anadolu Lisesi”, një nga shkollat ​​më të njohura dhe prestigjioze në Turqi . Soyer u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Ankarasë në vitin 1981. Gjatë arsimimit të tij, ai gjithashtu punoi si aktor dhe asistent drejtor në Teatrin e Artit në Ankara. Përveç kësaj, ai punoi si reporter në Agjencinë Turke të Lajmeve. Ai mori diplomë Master nga Webster College në Zvicër dhe diplomën e tij MA “Bashkimi Evropian” në Dokuz Eylül University, transmeton Tetova News

Soyer, i cili krijoi një fshat pushimi në Seferihisar, ishte këshilltar i ish-kryebashkiakut me origjinë shqiptare i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Ahmet Piriştina (1952 – 2004)

Ai shërbeu si kryetar i Seferihisarit për dy mandate në periudhën 2009-2019. Soyer është i martuar dhe ka dy fëmijë.

İzmiri, jashtë Turqisë i njohur deri në vitet 1930 si Smirna, është një qytet metropolitan në skajin perëndimor të Anadollit dhe qyteti i tretë më i populluar në Turqi , pas Stambollit dhe Ankarasë . Në vitin 2017, qyteti i Izmirit kishte një popullsi prej 3,028,323 banorë, ndërsa Provinca e Izmirit kishte një popullsi totale prej 4,279,677 banorësh.

Ish-kryetari i Bashkisë së Izzirit, Aziz Kocaoğlu, gjithashtu një anëtar i CHP, fitoi postin me 49.6 përqind të votave në zgjedhjet lokale të 2014 dhe përfundoi mandatin e tij të tretë në këtë post.

CHP, megjithatë, kishte vendosur të emërojë një figurë tjetër, Sojer, për postin e kryebashkiakut, duke i dhënë fund qeverisjes 15-vjeçare të Kocaoğlu në provincën bregdetare, transmeton Tetova News.

Tetë parti politike dhe katër kandidatë të pavarur konkurruan për kryebashkiakun e İzmir.

AKP kandidoi ish-ministrin e ekonomisë Nihat Zeybekçi për kryebashkiak të Izmirit, pasi kishte marrë mbështetje dhe përkrahje nga aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

Partia e Mirë, aleatja e CHP në këto zgjedhje, nuk kishte paraqitur një kandidat për Izmirin, duke miratuar Soyer si pjesë të Aleancës Kombëtare.

Dy fjalë për ish-kryebashkiakun e ndjerë Ahmet Piriştina, i cili u përmend më sipër:

Ahmet Piriştina (1952 – 2004)

Piriştina ka lindur në Izmir, Turqi . Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Izmirit në dy procese zgjedhore të njëpasnjëshme, në vitin 1999 dhe 2004. Si kryetar u bë i njohur në Izmir për mbajtjen e premtimeve të tij elektorale dhe si një politikan i ndershëm. Ai vdiq nga një atak në zemër në moshën 52. Imazhi i kryebashkiakut Piriştina u përjetësua nga banorët Izmirit në objekte, monumente, anije dhe autobusë, ndërsa mbi një milion njerëz morën pjesë në varrimin e tij. Ai la pas vetes gruan dhe dy fëmijët e tij./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews