Ballina Bota SHBA dërgojnë në Lindjen e Mesme sistemin e mbrojtjes raketore

SHBA dërgojnë në Lindjen e Mesme sistemin e mbrojtjes raketore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përplasjeve me Iranin, do të pozicionojë në Lindjen e Mesme sistemin e mbrojtjes raketore Patriot.

Luftajnija USS Arlington, që në bord ka avion dhe makina të tjera luftarake, po ashtu do t’i bashkëngjitet luftanijes USS Abraham Linclon, që do të dërgohet në Gjirin Persik.

Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot mund të luftojë raketat balistike, raketat që lëshohen nga anijet, por mund të luftojë sulmet nga avionë të avancuar.

Po ashtu, Pentagoni ka njoftuar se avionët bombardues US B-52 kanë arritur në një bazë në Katar.

Edhe pse nuk janë dhënë shumë informacione për këto lëvizje, SHBA ka thënë se këto masa po merren pasi Irani ka kërcënuar forcat ushtarake.

Më herët, Pentagoni njoftoi se Uashingtoni se për të mbrojtur forcat amerikane dhe interesat e Amerikës në rajon, është e gatshme të marrë masat e nevojshme. Gjithashtu, në këtë njoftim thuhej se SHBA nuk duan konflikt me Iranin.

Irani i ka hedhur poshtë këto pretendimet se paraqet kërcënim për ushtarët amerikanë. Teherani zyrtar e ka përshkruar vendosjen e sistemit Patriot nga SHBA-ja si “luftë psikologjike”, që ka për qëllim ta frikësojë vendin.

Pasurimi i Iranit uranium dhe aktivitetet bërthamore, ka bërë që të përplaset ashpër me SHBA.

Aktualisht, 5,200 trupa amerikane momentalisht janë të vendosura në Irak, që është shtet fqinj me Iranin./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews