Kroacia ka nisur procedurat për t’u futur në zonën euro. Zagrebi ka nisur procedurën për të hyrë në mekanizmin e shkëmbimeve europiane (ERM II) që do t’i lejojë vendit për të aderuar në monedhën unike. Këtë e ka njoftuar Banka qendrore kroate (HNB).
Vendi shpreson se do të mund të integrojë mekanizmin e shkëmbimeve europiane brenda mesit të vitit 2020 dhe të futet në zonën euro tre vite më vonë.
Kroacia është bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2013 dhe në vitet e fundit ka bërë progres në pakësimin e ç’ekuilibrave duke dalë në 2017 nga procedura e deficitit të tepërt. Në muajin prill 2019, paga mesatare në Kroaci rezultonte rreth 6400 kuna (870 euro) ndërsa niveli i papunësisë 8.5 %.
Sipas autoriteteve lokale, hyrja në monedhën unike do të sjellë një serë avantazhesh për vendin, duke konsideruar se 80 % e depozitave bankare është tashmë në euro dhe partnerët kryesorë tregtarë janë shtetet e zonës euro.