Ballina Bota Amazona futi në sherr liderët/Bolsorano i sh a u gruan,...

Amazona futi në sherr liderët/Bolsorano i sh a u gruan, Macron sh p ë r th e n i tërbuar: I pasjellshëm, turpëroi brazilianët

Amazona ka futur në sherr Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe atë të Brazilit Jair Bolsonaro pasi ky i fundit ofendoi bashkëshorten 66 vjecare të liderit francez.

Macron tha se homologu i tij brazilian, Jair Bolsonaro, u tregua shumë i pasjellshëm që i ofendoi gruan, pasi sherri mes tyre për Amazonën ka kaluar në sherr personal tashmë.

Bolsonaro komentoi një postim në Facebook mbi bashkëshorten 66-vjeçare të udhëheqësit francez. Një mbështetës i Bolsonaros postoi një “meme” duke krahasuar pamjen e jashtme të partneres së Macronit me atë të gruas 37-vjeçare të Bolsonaros, ku shkruhej: “A e kuptoni tani se përse Macroni i bie në qafë Bolsonaros?”

Presidenti 64-vjeçar i Brazilit komentoi duke iu referuar Macronit: “Mos e tall tjetrin, hahaha”.

Kur u pyet për këtë postim në samitin e G7-s, Macron tha: “Femrat braziliane ndihen të turpëruara nga Presidenti që kanë. Ka thënë gjëra të pasjellshme ndaj gruas sime. Unë kam shumë respekt për popullin brazilian dhe shpresoj vetëm që së shpejti të kenë një president të denjë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews