Ballina Bota Video/ Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarrëve

Video/ Këngëtarja humb jetën në skenë nga shpërthimi i fishekzjarrëve

Shpërthimi i fishekzjarreve i ka marrë jetën një këngëtare dhe kërcimtare spanjolle në çastin kur ishte duke performuar në skenë.

Artistja Joana Sainz ishte duke performuar në skenë në Las Berlanas në Spanjës, kur ndodhi shpërthimi.

Fishekzjarret ishin pjesë e performancës së saj dhe teksa ishte duke kënduar dhe kërcyer një fishek piroteknik shpërtheu dhe goditi 30-vjeçaren në stomak.

Në koncertin e saj ishin të pranishëm rreth 1000 persona të cilët u tronditën kur këngëtarja u rrëzua në skenë pas goditjes. Ndonëse ajo u transportua me urgjencë në spital nuk mundi t’i mbijetonte goditjes dhe plagëve që kishte marrë./Opinion.al/

https://www.youtube.com/watch?v=E3nVMTjLaNk

@tn.lajmelokale
@tetovanews