Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj ka folur në lidhje me tërmetin që goditi vendin mëngjesin e së martës.
Sipas tij, tërmetet bregdetare janë më të rrezikshme dhe mund të shkatërrojnë edhe shkëmbin.
Ai ka shtuar:
“Në Shqipëri ka disa breza tërmetor. Por brezi më kryesor i tërmeteve është ky bregdetar që shkon nga Vlora, në Shkodër dhe vazhdon bregdeti Dalmat.
Ky është rajoni më i prekur nga tërmet dhe rrezik më të madh.
Është i tillë për arsye se në detin Adriatik kanë kontakt dy pllaka.
Pllaka afrikane që zhytet nën pllakën Euroaziatike, toka jonë malet, kodrat.
Duke e shtypur atë krijohen sforcime në këtë zonë dhe këtu akumulohen tërmetet.
Ato akumulohen për një periudhë të gjatë, e tillë që e shkatërron shkëmbin edhe pse në det”.