Ballina Bota “Me 31 Janar do të jemi jashtë BE-së, të lirë”, Johnson: 2020-a...

“Me 31 Janar do të jemi jashtë BE-së, të lirë”, Johnson: 2020-a vit fantastik për Britaninë e Madhe

Kryeministri konservator, Boris Johnson pritet të paraqesë një projektligj për ligjvënësit britanikë ku kërkon të zyrtarizojë Brexit në fund të këtij muaji.

Ligjvënësit e mbështetën projektligjin muajin e kaluar pasi konservatorët e Johnson fituan shumicën parlamentare në zgjedhjet e parakohshme, duke e bërë projektligjin kryesisht një formalitet.

Johnson gjithashtu pritet të diskutojë mbi Brexit edhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Londër.

“Ky do të jetë një vit fantastik për Britaninë e Madhe, pasi Brexit ofron mundësinë për të demonstruar potencialin e saj”, deklaroi Johnson.

Johnson tha se ”dëshironte të ndërtonte një qeveri popullore, duke respektuar përparësitë e njerëzve dhe dhënien fund të pasigurive, pakënaqësive që e kanë mbajtur këtë vend për shumë kohë”.

“Me 31 Janar do të jemi jashtë BE-së, të lirë të ndjekim kursin tonë si një komb sovran që rifiton kontrollin e parave tona, ligjeve tona, kufijve tanë dhe tregtisë sonë”, theksoi kryeministri Johnson.

@tn.lajmelokale
@tetovanews