Ballina Bota Raketat me rreze të gjata dhe provat bërthamore, Kim Jong Un ndërron...

Raketat me rreze të gjata dhe provat bërthamore, Kim Jong Un ndërron mendje

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un njoftoi se mund të mos jetë më i detyruar nga moratoriumi i tij i vetë-imponuar për raketat me rreze të gjata dhe provat bërthamore, duke paralajmëruar veprime të paspecifikuara nëse Shtetet e Bashkuara nuk e zbusin qëndrimin e tyre në bisedimet bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Phenian raporton se Kim tha se nuk ka arsye që vendi të përmbahet nga prova të tilla për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë monovrat e përbashkëta ushtarake dhe shitjen e armëve të avancuara Koresë së Jugut.

Duke folur të martën vonë, Presidenti Donald Trump dukej se minimizoi rëndësinë e kërcënimeve të Kimit, duke thënë se marrëdhënia e tij me të mbetet “shumë e mirë”.

Më parë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se do të ishte “thellësisht zhgënjyese” nëse Kim nuk përmbante angazhimet e tij ndaj Presidentit Trump për të denuklerizuar vendin në këmbim të premtimit të presidentit për të mos kryer ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews