Ballina Bota Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Në një postim në Twitter, Trump shkroi me shkronja të mëdha: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”.

Ky postim vjen një ditë pasi Teherani njoftoi se ka hequr dorë nga angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Me atë marrëveshje, Irani kufizonte aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke thënë se kushtet e saj nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra sa për ta penguar Iranin nga krijimi i armëve bërthamore.

Nga ana tjetër tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, në kryqytetin irakian, më 3 janar në një sulm ajror./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews