Ballina Bota Mattia, 38 vjeçari që përhapi koronavirusin në Itali

Mattia, 38 vjeçari që përhapi koronavirusin në Itali

Të gjitha rastet që nga ora në orë po shtohen në Itali nga  koronavirusit në zonën e Lodit duket se kanë një të përbashkët, një person i cili ka ardhur nga Kina në 21 janar. Në datën 25 Janar ai  darkoi me kolegun e tij të punës Mattia, i cili mendohet se ka shpërndarë virusin si rezultat i jetës së tij mjaft aktive.

Mattia, një burrë 38 vjeçar i infektuar me koronavirus e tashmë në përkujdesje intesive nga stafi mjekësor, për 21 ditë ka vazhduar jeten e tij të mbushur me aktivitete e duke patur kontakte me njerëz të ndryshëm.

Jeta e Mattias është e ndarë midis 3 qyteteve (Codogno, Castiglione D’Adda, Casalpusterlengo)  të cilët janë izoluar si rrjedhojë e përhapjes së rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit. Ai jeton në Codogno ndërkohë shkon shpesh e dhe në Castiglione D’Adda, qytetin në te cilin ka lindur e takon familjen e miqtë e tij, si dhe punon në Casalpusterlengo. Mjekët e punonjësit e mjekësisë po ndërtojnë itineraret e aktivitetet e kryera nga ai.

Ndër aktivitetet më me shumë impakt në përhapjen e virusit janë ato sportivet, si në 2 shkurt ku ka marrë pjesë në një gjysëm maratonë me grupin e atletëve “Codogno 82” në Santa Margherita Ligure. “Ishim rreth 15 veta në atë garë” shpjegon Carlo Benuzzi presidenti i grupit.

Në 9 shkurt Mattia zhvillon një tjetër garë vrapimi jo-kompetitive në Sant’Angelo Lodigiano. Në 15 shkurt ai vazhdoi të kishte kontakt me më shume individë pasi zhvilloi një ndeshje futbolli në Madignano (Cremona) me ekipin e tij Picchio di Somaglia për një ligë jo profesioniste CSI.

Sipas komunikatës së klubit të futbollit “gjithë njerëzit që kanë qënë në kontakt me Mattian do i nënshtrohen kontrrollit mjekësor”. Ka një shqetësim të madhe edhe në ambjentin e punës së tij në “Unilever” të Casalpusterlengo-s.  Në mensë ndodh që gjithë punonjësit e kompanisë të jenë afër me njëri-tjetrin. Mattia punon për departamentin e kërkimeve të Unilever, kompani e cila ka rreth 500 punonjës.

Në datën 21 shkurt një ekip mjekësor erdhi në ambientet e kompanisë dhe kontrrolloi rreth 160 punonjës gjer në darkë e më pas u vendos që fabrika në të cilën punonte Mattia të mbyllej. Një tjetër pikë reference për mjekët ka qënë e shtëpia e prindërve të tij në Castiglione d’Adda, e cila ka qënë në izolim që prej ditës së djeshme, por prindërit e tij gjer dje kanë levizur lirshëm në qytet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews