Ballina Bota Britania: Pozitive, nëse do kishim 20 mijë viktima nga Covid-19!

Britania: Pozitive, nëse do kishim 20 mijë viktima nga Covid-19!

Autoritetet britanike mendojnë se do të ishte një rezultat i mirë nëse do të arrijnë të ruajnë numrin e viktimave nga koronavirusi në ishull brenda kuotës 20 mijë deri në fund të pandemisë.

Një deklaratë e tillë u bë nga Sir Patrick Vallance, këshilltar shkencor i kryeministrit Boris Johnson.

Ai shtoi se nga përllogaritjet e trendit përhapjes, ndonëse zyrtarisht në Britani janë mbi 2 mijë pacientë, në të gjithë vendin autoritetet mendojnë se janë prekur 55 mijë njerëz deri tani, ndonëse jo të gjithë mund të kenë simptoma.

Ndërkohë kryeministri Johnson ka ngritur një Task Force qeveritare në luftën tashmë të nisur kundër COVID-19.

@tn.lajmelokale
@tetovanews